Merkato

Titullari i Atalantës dhe ish-kolegu i Brojës, klubi historik “zjarr” në merkato

Nottingham Forest u rikthye pas 23 vitesh në Premier League, duke i dhënë fund viteve të vështira. Klubi 157-vjeçar ka fituar dy herë Champions League. Aq trofe numëron edhe Chelsea, ndërkohë që Liverpool (6) dhe Manchester United (3) janë dy klubet e vetme angleze që kanë arritur më shumë suksese në turneun e më të mirëve.

Drejtuesit e Nottinghamit kanë zyrtarizuar 12 afrime deri tani. Ata vijojnë të jenë aktivë në merkato dhe objektivi i radhës është një lojtar i Atalantës. Nottingham po tenton të marrë në ishull Remo Freuler, qendërmesfushorin zviceran që është pjesë e Atalantës prej janarit të vitit 2016.

Anglezët e duan 30-vjeçarin në huazim me detyrim blerjeje në fund të sezonit për 10 milionë euro, gjithmonë nëse skuadra ia del të qëndrojë në Premier League. Bisedimet ndodhën në fazë të avancuar dhe Freuler mund të provojë aventurën e parë angleze, por duhet marrë edhe miratimi i Gasperinit, pasi trajneri e ka ndër të preferuarit.

Lojtari helvet ka luajtur 259 ndeshje me ekipin bergamask, duke shënuar 20 gola e dhuruar 23 asiste. Ndërkohë, Nottingham Forest synon edhe Che Adams, sulmuesin skocez të Southampton. Sulmuesi 26-vjeçar ka edhe dy vite kontratë me “Shenjtorët”. Për të ka interesim edhe nga Leeds United.

forest

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency