Fitorja me përmbysje në derbin ndaj Manchester City-t, është venitur shpejt te “djajtë e kuq” të Eric Ten Haag, pasi ndaj Crystal Palace skuadra nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1.
Ndonëse në avantazh që prej minutës së 44-t, falë golit ët Bruno Fernandes, Manchester United u ndëshkua nga Olise në shtesë dhe la dy pikë mjaft të rëndësishme në Londër.
Por si të mos mjaftonte ky gol, më herët Casemiro u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të humbë ndeshjen e radhës ndaj Arsenalit, e planifikuar për të dielën në orën 17:30 në “Emirates Stadium”.
Mesfushori brazilian është një pikë e fortë e “djajve të kuq”, por nuk do të mund të japë kontributin e tij në fushë përballë Xhakës me shokë, të cilët kryesojnë me meritë kampionatin në Angli.
