Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Titulli, 4 në lojë, java e 35-të vendimtare!

Festa e furise së kuqe në Niko Dovana, triumfi kurbinas në kryeqytet, Në Loro Boriçi hareja është për Vllazninë e rikthyer te fitorja. Java e 36 ngjason me një pikture të stiluar nga një dorë hyjnore e vendosur për ta bërë kampionatin më të bukur se kurrë. Një kampionat si ky nuk mbahet mend. Në javën e parafundit, janë 4 skuadra në lojë me vetëm dy pikë diferencë, nga 62 pikë për Partizanin dhe Teutën, ndjekin me 60 Vllaznia dhe Laci, për ta bërë pikturën perfekte, luhet Laçi – Teuta, dhe Partizani – Vllaznia.

Intriguese sa më ska, dy ndeshje ku luhet titulli, gjithcka për gjithcka, askush nuk mund të bëjë llogari, bëjnë punë vetëm fitoret. Gjithcka e hapur, në një kampionat pa padronë në këtë finale drithërimash, vështirë ti japësh dikujt statusin e favoritit, në Laçi-Teuta, përballjen e dy skuadrave që shohin mundësinë për të bërë historinë, dëshira për reagim e bregdetarëve pas atij shansi të humbur ndaj Partizanit, përballë urtisë së jashtëzakonshme që kanë për të fituar kampionatin e parë të historisë në kampin kurbinas.

E njëjta gjë vlen në Partizani – Vllaznia, askush nuk mund të thotë se Vllaznia nuk mund të bëjë surprizën në kryeqytet përballë një Partizani që kryeson kampionatin në një klasike të madhe të futbollit shqiptar. 4 pretendentë për një titull që askush nuk mund të predikojë se kush do të shkojë, gjithcka për bekimin e një loje që pikërisht te e panjohura ka bukurinë e saj, me urimin e vetëm, fitoftë më i miri.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...