Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Titulli apo finalja e Champions? Marotta ka dyshime për zgjedhjen

Titulli apo finalja e Champions? Marotta ka dyshime për zgjedhjen
Titulli apo finalja e Champions? Marotta ka dyshime për zgjedhjen

Interi mbetet një nga kandidatët kryesorë për të fituar titullin kampion në Serinë A, që do të ishte i 20-i në histori dhe njëkohësisht do t’u mundësonte zikaltërve të vendosnin edhe yllin e dytë në fanellë.

Pikërisht tituli mbetet një nga objektivat madhorë të zikaltërve këtë sezon, megjithatë administratorin e Interit, Giuseppe Marotta e intrigon jo pak edhe një tjetër finale Championsi, ashtu si një vit më parë.

“Është një zgjedhje e vështirë. Ylli i dytë është diçka historike, që mbetet për shumë kohë, megjithatë nëse do të më duhej të zgjidhja mes një titulli kampion dhe finales së Championsit, do të hidhja monedhën. Ndoshta titullin do ta ndërroja vetëm me triumfin në Champions League”, u shpreh Marotta.

Lexo edhe:

Administratori zikaltër foli edhe për rëndësinë e ndërtimit të stadiumeve modern, në pronësi të klubeve, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj Italisë për këtë aspekt.

“Stadiumet modern shndërrohen në një burim shumë të fuqishëm ekonomik për klubet, ndaj duhet të avancojmë sa më shumë në këtë drejtim. Vitet e fundit janë ndërtuar rreth 150 stadiume të reja në Europë dhe vetëm njëri prej tyre është në Itali. Kjo konfirmon se kemi mbetur në vend dhe nuk po arrijmë të kapim ritmin e ligave të tjera”, u shpreh drejtuesi zikaltër.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...