Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta për fitore me Luftëtarin, Partizani-Laçi sfidë për Europën

Me titullin që duket se po bëhet gati të ‘udhëtojë’ drejt Korçës, në Kategorinë Superiore kanë mbetur për t’u diskutuar objektiva të tjerë, si pjesëmarrja në Europë, apo rënia në Kategorinë e Parë. Kështu, pas sfidës së kreut, të luajtur dje në Korçë mes Skënderbeut dhe Flamurtarit dhe fituar 1-0 nga vendasit, sot është radha që të luhen edhe 2 takimet e tjera të javës së 19, të cilat do të startojnë në orën 17:00.

Në orën 17:00 Partizani do të presë Laçin e Mezanit, në një takim që mund të quhet gjithashtu një sfidë për Europën. Dy takimet e para kanë përfunduar me fitoren e laçjanëve, por Partizani do të tentojë triumfin, për t’i dhënë vazhdimësi rezultatit të arritur javën e kaluar me Kamzën. Nga ana tjetër, skuadra e Mezanit duket se e ka theksin te Kupa, por ‘të kuqve’ ua ka marrë dorën dhe do të tentojë t’i befasojë sërish në ‘Selman Stërmasi’.

Një sfidë mjaft interesante do të luhet edhe në Durrës, ku Teuta vendase do të presë Luftëtarin e durrsakut Hasan Lika. Skuadra e Nicës ka regjistruar 2 barazime në këtë vit të ri dhe tani e presin 2 sfida mjaft të rëndësishme, në rrugën drejt qëndrimit në Kategorinë Superiore. Nga ana tjetër, gjirokastritët synojnë fitoren për t’u shkëputur njëherë e mirë nga zona e rrezikut, por edhe për t’u futur në valle për një vend në kupat europiane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...