Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Titulli i Barcelonës”, Lewandowski: Kam ardhur të fitoj, çfarë më tha Xavi

Hristo Stoichkov është i bindur që Barcelona do të fitojë La Liga-n sezonin e ardhshëm. Skuadra katalanase është forcuar me emra si Robert Lewandowski, Raphinha, Franck Kessie dhe Andreas Christensen, ndërkohë që është çështje kohe edhe mbërritja e Cesar Azpilicueta, kapitenit të Chelsea.

Ish-fituesi i “Topit të Artë”, i cili luajti me Barcelonën në dy periudha (90-95’ dhe 96-98’) deklaroi: “Jam shumë i lumtur për blerjen e Lewës, ai është një goleador i lindur. Ka karakteristika të shkëlqyera dhe të veçanta, nuk është vetëm një sulmues zone.

Ai lëviz shumë, bën një punë të komplikuar. E them me bindje që tani: me këtë skuadër Barcelona do të fitojë La Ligën”, u shpreh legjenda e futbollit bullgar. Ndërkohë, sulmuesi polak ka shpjeguar për Bild motivet që e shtynë të linte Bayernin për t’u transferuar në “Camp Nou”.

E di që së shpejti do të mbush 34 vjeç, por jam i fortë mendërisht dhe fizikisht. Të njëjtën gjë mendojnë edhe te Barcelona. E di që sezonin e kaluar patën probleme, por janë një klub me potencial të jashtëzakonshëm. Drejtuesit kanë bërë blerje të shkëlqyera.

Barça është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në krye, qëllimi ynë është i qartë: të fitojmë. Takova Xavin në Ibiza, rastësisht. Më tha se po më priste, ai e ka një plan të qartë për të rikthyer ekipin te suksesi”, deklaroi një nga sulmuesit më të mirë në planet.

Lewandowski ka firmosur një kontratë 3+1 me klubin spanjoll, ndërkohë që paga e tij sezonale do të jetë 9 milionë euro neto.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...