Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Titulli kampion, Shehi: Nuk është vetëm merita ime, kam katër ditë që kam vendosur për të ardhmen

Abissnet Superiore uli sot siparin e sezonit 2021-2022 dhe titulli kampion fitua nga skuadra e Tiranës, e cila siguron kështu trofeun e 26-të.

Duke folur pas ndeshjes së fundit atë ndaj Kukësit, që u mbyll me rezultatin 2-3 në “Selman Stërmasi”, trajneri i “bardhebluve” u shpreh se ndihet me fat që është në këtë klub.

Ndërsa i pyetur nëse do të vazhdojë të jetë në krye të Tiranës edhe sezonin e ardhshëm, Shehi theksoi se ky vendim ka katër ditë që është marrë, por nuk preferoi ta bënte publike sot.

Fitorja:Është një fat i madh të bëhesh pjesë e këtij klubi të madh dhe të fitosh titullin.”

Sezoni:Sigurisht që ka qenë një sezon i lodhshëm dhe filloi shumë shpejt. Sigurisht duke pasur 36 javë dhe ndeshje kupe i lodhshëm, por është për të përgëzuar lojtarët e klubin që gjithmonë kanë qenë bashkë.”

Titulli: “Ka qenë një arritje e madhe, por unë meritën më të madhe ia jap lojtarëve të mi, bashkëpunëtorëve të mi dhe klubit që kanë qenë shumë korrekt dhe shumë serioz. Kemi punuar dhe tashmë shpresojmë që të përfaqësohemi denjësisht në kupat e Europës siç i ka hije një klubi të madh.”

Të pestë trajnerët e fundit që kanë dalë kampion në Shqipëri janë larguar, po ti? “I takon klubit ta vendos, por çështja ime është vendosur ka katër ditë, e kam thënë dhe herë të tjera unë vij në punë sikur do kaloj jetën time këtu, shpresoj që me këtë klub të vazhdojmë sa më shumë dhe të arrijmë sa më shumë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...