Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Titulli kthehet në “triller”, Tirana bën “harakiri” ndaj Bylisit, Partizani merr kreun, bie Kastrioti

Tirana bën “harakiri” përballë Bylisit dhe praktikisht i “fal” titullit kampion Partizanit. Bardheblutë barazuan 2-2 në Rrogozhinë me ekipin ballshiot, ndërsa të kuqtë fituan 1-4 me Kastriotin në “Elbasan Arena”, duke i marrë kreun Tiranës falë avantazhit në ndeshjen e drejtpërdrejtë. Një fund “triller” i këtij kampionati, që do të ketë ende për të “shfaqur” në javën e fundit.

Skuadra kampione e Shqipërisë dhe skuadra e dytë që do të presë biletën për në Kategorinë e Parë do të vendosen në javën e fundit të kampionatit.

Verdikti i vetëm përfundimtar, që dhanë rezultatet e javës së 35-të, është rënia matematikisht e Kastriotit në të Parën.

 

Lexo edhe:

Në sfidën e zhvilluar në Rrogozhinë, dygolëshi i Hilës nuk mjaftoi për fitoren e bardhebluve, pasi skuadra ballshiote barazoi dy herë, fillimisht me Danladi, më pas me Adilin me 11-m.

Sa i përket takimit të “Elbasan Arenas” mes Kastriotit dhe Partizanit, të parët shënuan krutanët me Grecën, por përmbysja erdhi shumë shpejt me golat e Rrapajt e Da Silvës që në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe Murataj me Sotën.

Teuta rrëmbeu vendin e katërt, që i jep mundësi të luajë në Conference League, falë suksesit 1-0 përballë Egnatias (realizloi Lorenco Vila që në minutën e tretë), ndërsa Vllaznia ndau pikët me Laçin, falë barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë shënuan të parët me Balajn, por skuadra kurbinase barazoi me Guindo me 11-metërsh në minutën e 79-të (Vllaznia mbeti me 10 lojtarë).

Takimi i vetëm i javës së 35-të, që përfundoi me rrjeta të paprekura ishte Kukësi – Erzeni.

Në javën e fundit, Partizani, tashmë kryesues, pret Teutën, ndërsa Tirana luan në transfertë me Erzenin.

 

Java e 36-të

Bylis – Vllaznia

Egnatia – Kukesi

Erzeni – Tirana

Laçi – Kastrioti

Partizani – Teuta

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...