Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Titulli mision i dështuar, Arsenal vendos rekord negativ në Premier League

Nëse gjërat nuk ishin keq mjaftueshëm për Arsenalin pas humbjes 3-0 në shtëpi përballë Brighton, që i mundësoi Manchester City të vendosë praktikisht një dorë mbi titullin, së fundmi ka dalë një statistikë e re që nuk i ofron shumë ngushëllim skuadrës së Mikel Artetës.

Topçinjtë e Londrës shpresuan përgjatë gjithë edicionit t’i jepnin fund pritjes së tyre 20-vjeçare për titullin kampion, por dështuan në fazën më deçizive të sezonit. Tanimë, Arsenali e gjen veten 4 pikë poshtë City, që ka dhe një ndeshje më pak dhe që po nuk shfaq shenja dorëzimi në fazën finale, ku po kërkon me ngulm dhe titullin e tretë radhazi në Angli.

Arsenali i theu të gjitha parashikimet këtë sezon dhe kryesoi kampionit për më shumë se 93% të tij, para se ta lëshonte vendin e parë, pas hapave fals ndaj Liverpool, Ëest Ham, Southampton dhe Man.City. Kjo do të thotë që Topçinjtë kanë vendosur një rekord të ri në futbollin anglez për kryesimin e kampionatit për një periudhë kaq të gjatë, pra 93%, dhe në fund të mos arrijnë ta fitojnë.

Lexo edhe: 

Në këtë mënyrë, Arsenali ka thyer rekordin që mbahej nga vetë ata, pasi në sezonin 2002/03 londinezët kryesuan në Premier League për 71% të kampionatit, para se United ta rrëmbente kreun në javët e fundit.

Vendi i skuadrës në Champions League në sezonin e ardhshëm është konfirmuar tanimë, por dështimi për të fituar Premier League do të lërë padyshim një shije shumë të hidhur, për shkak se kishin gjithçka nën kontroll deri në fundin e muajit prill.

Topçinjtë e Londrës do ta përmbyllin edicionin futbollistik me sfidat ndaj Nottingham Forest dhe Ëolverhampton.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...