Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Titulli në Selanik, PAOK-u mposht Aris-in në derbi dhe shpallet kampion i Greqisë, në Europë dhe Olympiacos

PAOK-u i Selanikut është kampion i Greqisë për sezonin 2023-2024. Skuadra e drejtuar nga Razvan Lucescu mposhti 2-1 Arisin në derbin e Selanikut dhe automatikisht mbylli kampionatin helen në vendin e parë.

Brandon Thomas i dha avantazhin PAOK-ut në minutën e 30-të të takimit. Me rezultatin 0-1 u mbyll pjesa e parë e sfidës. Menjëherë pas kthimit nga pushimi, Loren Moron barazoi ndeshjen për Aris-in, me golin e tij, duke frikësuar miqtë në llogaritë e titullit. Me informacionet që AEK-u ishte duke triumfuar ndaj Lamias, PAOK-u u hodh përpara në sulm dhe gjeti golin e dytë me anë të brazilianit Taison. Michialidis u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për PAOK-un në minutën e 78’. Deri në fund, me gjithë frikën e skuadrës mike, nuk pati më ndryshime të rezultatit, me PAOK-un që siguroi titullin e katërt në histori.

Lexo edhe:

Në ndeshjen tjetër, AEK-u i Athinës kishte përballjen më të lehtë të javës së fundit, ku luajtën ndaj Lamia-s në shtëpi. Takimi u vendos që në pjesën e parë me 2 golat e vendasve, duke mbajtur njërin sy te ndeshja e PAOK-ut. E gjithë përballja përfundoi 3-0

Në kupat e Europës do të shkojë edhe Olympiacos, i cili barazoi 2-2 në transfertë ndaj Panathinaikos. Podence dhe Jovetic iu përgjigjën golave të Bakasetas dhe Bernard dhe sigurojnë biletën e “Conference League”

SuperSport” ishte shtëpia e të gjithë tifozëve të kampionatit grek, me sfidat më të forta çdo javë “live” dhe ekskluzivisht në kanalet më të dashura për sportdashësit.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...