Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Titulli utopi, play out-i te dera, Partizani rrezikon turpin!

Nuk ka dritë në fund të tunelit për Partizanin në Shkodër. Pengjet për një penallti të mohuar, në gjykimin unanim të specialistëve, dhe një kundër, që më së paku, mund të konsiderohet bujare, e megjithatë pas një serie prej 3 humbjesh radhazi, ata qartazi kanë humbur petkun e kampionëve.

Partizani nuk po ngre dot kokë, Sormani vazhdon të këmbëngulë se skuadra e tij prodhon lojë dhe në gjykimin teknik mund të ketë të drejtë, por ndërkohë rezultatet nuk ia japin. Partizani i tij është në pikiatë, 15 pikë larg kreut, në vend të 6-të në klasifikim dhe vetëm 3 pikë larg vendit të tetë, që kushtëzon play out-in.

Të flitet për titull në këtë moment është thjesht utopi e pastër, Partizani duhet të evitojë një turpërim më të rëndë, atë të mbetjes jashtë kompeticioneve europiane. Sormani nuk luan vendim, i konfirmuar nga klubi, trajneri nuk mund të mësojë Brownin e Solomonin të bëjnë gol, për ta duket një fjalë e huaj, edhe pse në gjuhën e futbollit është universal. Me merkaton është gabuar, por merkatoja e radhës, ku mund të tentohet korrigjimi, është vetëm verën e ardhshme. Në këtë moment, gjithçka e kanë në dorë vetë lojtarët. Kalendari ofron dy sfida të forta, me Skënderbeun, që vjen si një ndër skuadrat më në shëndet të kampionatit bashkë me Tiranën, dhe pastaj Kukësin. Të vështira, por edhe të denja për të shkarkuar te futbollistët motivimin e nevojshëm ekstra, të gjithë në këtë moment janë të thirrur në misionin “Shpëtoni Partizanin!

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...