Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Titulli vendoset në transfertë, ja rrugëtimi i Arsenalit deri në fund të sezonit

Titulli për Arsenalin vendoset në transfertë
Titulli për Arsenalin vendoset në transfertë

Arsenali “vrapon” drejt titullit kampion, teksa 11 ndeshje para fundit të Premier Leagues, vijon të ruajë diferencën prej 5 [pikësh me Manchester City-n ndjekës.

Entuziazmi në kampin e “topçinjve” është në maksimum, teksa të gjithë janë në pritje të rikthimit te titulli kampion, 19 vite nga 2004-a, kur kanë ngritur për herë të fundit trofeun lart.

Ndonëse 5 pikët e diferencës japin siguri, rrugëtimi i “topçinjve” nuk duket fort i lehtë, veçanërisht për faktin që në periudhën 9 prill -6 maj e presin katër transferta zjarri.

Kështu, pas pushimit për eliminatoret e Europianit, djemtë e Artetës kthehen në fushë me trasnfertën ndaj Liverpoolit, e planifikuar për më 9 prill në “Anfield Road”.

“The reds” janë larg formës më të mirë, megjithatë kanë treguar se kur angazhohen, janë skuadër që bëjnë shumë dëm, ashtu siç ndodhi ndaj Manchester United.

LEXO EDHE:

Një javë më vonë, Arsenali kthehet në Londër, por jo në shtëpi, pasi do të përballet me Ëest Hamin në trasnfertë, një tjetër kundërshtar i komplikuar për skuadrën e Artetës.

Sfida që mund të vendosë shumë për garën për titull është padyshim ajo e 26 prillit në “Etihad Stadium” ndaj Manchester City-t. Një përballje me një rival direkt, që në varësi të ecurisë së deriatëhershme, mund të vendosë jo pak në garën për titull.

Transferta e katërt e “Topçinjve”, do të jetë ajo në “St. James’s Park”, ndaj Newcastle, një tjetër skuadër që këtë sezon po bën shumë mirë dhe për më tepër, po garon për një vend në zonën Champions të renditjes.

Transferta e fundit do të jetë ajo ndaj Nottingham Forest më 20 maj, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që atëherë të jetë vendosur çdo gjë. Kalendari natyrisht që është i vështirë, por “topçinjtë” kanë në favor statistikat, pasi kanë fituar 11 ndeshje jashtë fushe, kanë barazuar 1 dhe humbur dy, duke grumbulluar plot 34 pikë në transfertë.

Ndeshjet e Arsenalit në trasnfertë:

Liverpool vs Arsenal (9 prill)
West Ham v Arsenal (16 prill)
Man City v Arsenal (26 prill)
Newcastle v Arsenal (6 maj)
Nottingham Forest v Arsenal (20 maj)

Sa u përket ndeshjeve në shtëpi, kalendari duket më i lehtë, pasi do të presin Leedsin, Southamptonin, Chelsean në derbi, Brightonin dhe në fund fare Wolvesin, praktikisht, pengesa të kalueshme, të paktën në letër.

Thënë ndryshe, kampionati i Arsenalit do të luhet në transfertë, aty ku Xhaka me shokë duhet të tregojnë sërish se janë skuadra më e fortë, për të hapur shampanjën e titullit në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...