Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Titulli zbehet, Kukësi kërkon kthesën për të “blinduar” vendin e tretë

Kukësi evitoi humbjen në limitet e kohës së rregullt përballë Teutës në javën e 22-të të Abissnet Superiore, duke e çuar në dy numrin e ndeshjeve pa fitore.

Diferenca me vendin e parë, Tiranën, tani është 11 pikë, një diferencë e konsiderueshme në këtë pikë të sezonit, por mbi të gjitha, “verilindorët” qëndrojnë përsëri në vendin e tretë, kjo për faktin se rivalët gjithashtu kanë gabuar.

Në sfidën e javës së fundit, Kukësi, nuk u shfaq në lartësinë e duhur, por në fund tregoi forcën e karakterit për të shmangur humbjen e dytë radhazi, pas disfatës me Laçin. Kurbinasit janë në vendin e dytë me 5 pikë më shumë. Në javët e fundit, skuadrat e kreut kanë bërë hapa fals, por në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, Kukësi ka pësuar dy humbje, përballë dy rivalëve direkt dhe në total ka koleksionuar 7 pikë. Pavarësisht luhatjeve të këtij sezoni, skuadra e Diego Longo-s ka sulmin e dytë më të mirë në kampionat, me 37 gola të shënuar dhe këtë pikë, verilindorët do të provojnë ta shfrytëzojnë në maksimum për të ndryshuar kurs, pavarësisht se pas derës janë Partizani dhe Vllaznia.

Në këtë sezon, Kukësi numëron 6 humbje, 3 prej të cilave kanë ardhur ndaj kundërshtarëve direkt dhe duke ditur rritjen e Partizanit, kryeqytetasit mund të konsiderohen, kundërshtar direkt. Verilindorët pozicionohen në vendin e tretë, një pozicion i lakmuar, pasi është një rrugë e sigurt drejt Europës, por ndryshe nga rivalët direkt, Kukësi, nuk ka rrugë tjetër përveç kampionatit dhe tani, ndryshimi i kursit dhe rikthimi te fitorja nuk është vetëm një mision për të bërë autokritikë, por edhe për të “blinduar” vendin e tretë në kampionat.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...