Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tjetër “arratisje”, 20-vjeçari i Olympiacos gati për t’u bashkuar me përfaqësuesen e Greqisë

Andreas Ndoj ka marrë dritën jeshile nga FIFA për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që të jetë pjesë e kombëtares greke. Futbollisti i Olympiacos ka marrë vëmendjen e mediave greke, duke u konsideruar si një prej afrimeve më të rëndësishme në përfaqësuesen e tyre.

20-vjeçari, vlera e të cilit llogaritet mbi 2 milionë euro, ka luajtur këtë edicion në 21 ndeshje me Olympiacos në kampionat, duke spikatur teksa ka shënuar edhe një gol ndërsa konsiderohet si një potencial për përfaqësuesen helene. Në mediat greke trumpetohet fakti se lojtari tani do të presë vetëm ftesën e trajnerit të Greqisë.

Ndoj është aktivizuar më skuadrën e 15-vjeçarëve të Shqipërisë, më pas është bashkuar me 17 dhe 19-vjeçarët e Greqisë, për t’u rikthyer tek Shqipëria për ekipet e 20 dhe 21-vjeçarëve.

Lexo edhe:

Greqia duket se po nxiton për të marrë shërbimet e Ndojit, i cili është futur në listën e shumë lojtarëve që janë vënë para zgjedhjes së Shqipërisë dhe Greqisë. Mbetet për t’u parë nëse për ndeshjet kualifikuese të muajit qershor, Ndoj do të ftohet nga kombëtarja e Greqisë, çka do ta bënte zyrtarisht një lojtar të helenëve.

Ndoj aktualisht është lojtari më i përfolur i momentit, sa i takon opsioneve për Kombëtaren e Greqisë, ndërkohë që Shqipëria duket se po humbet një element që mund t’i shërbente për të ardhmen.

Ndoj është formuar si futbollist në akademinë e Olympiacos dhe këtë edicion arriti që të fitonte besimin e trajnerit të skuadrës së parë e tani ka ardhur momenti që të vendosë se cilat ngjyra do të përfaqësojë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...