Futboll

Tjetër brazilian për Italinë, Mancini piketon mbrojtësin e Romës

Jorginho, Emerson Palmeiri dhe Rafael Toloi… Janë tre futbollistët me origjinë braziliane, që kanë zgjedhur të luajnë me Italinë në arenën ndërkombëtare dhe së fundi janë shpallur edhe kampionë Europe, pasi që të tre kanë qenë pjesë e listës së Roberto Mancinit.

Njëri prej tyre madje, Jorginho është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te “të kaltrit” dhe ka qenë protagonist absolut në vitet e fundit, ndaj kjo është një arsye më shumë që tekniku Mancini të studiojë të tjerë emra për të afruar te Italia.

Kështu braziliani i fundit që po vëzhgohet nga Mancini, është mbrojtësi i Romës, Roger Ibanez, i cili ndonëse vetëm 23-vjeçar, numëron 47 ndeshje në Serinë A dhe është shndërruar në titullar te verdhekuqtë e kryeqytetit.

Ibanez mban si pasaportën braziliane, ashtu edhe atë italiane, dhe në një intervistë ka deklaruar se ëndrra e tij mbetet të veshë fanellën e “Selecaos” megjithatë ka lënë të hapur mundësinë e të luajturit me Italinë.

“Unë kam tre pasaporta, por ndihem Brazilian dhe ëndërroj të luaj me fanellën e Brazilit. Megjithatë nuk e kam vendosur ende, pasi nëse më vjen një ftesë nga Italia, do ta kem të vështirë të refuzoj. Tani shumë lojtarë po përfaqësojnë vende të tjera, ndaj do të më pëlqente të luaja edhe për Italinë, duke qenë se këtu jam rritur e ndihem shumë mirë”, u shpreh Ibanez.

Sipas mediave italiane, Mancini po ndjek prej kohësh brazilianin dhe ka vënë në lëvizje drejtues të federatës për ta bindur që të zgjedhë “të kaltrit”, ndaj nuk përjashtohet mundësia që shumë shpejt t’i dërgojë edhe një ftesë zyrtare grumbullimi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency