Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tjetër dhuratë për Gattuson, Milani merr mbrojtësin uruguaian

Pas Bakayokos dhe Castillejos, Milani është gati të zyrtarizojë edhe afrimin e tretë brenda kësaj jave, falë një pune mjaft të mirë të realizuar nga dyshja drejtuese Maldini-Leonardo.

Kështu kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen për të transferuar në Milano anësorin uruguaian Diego Laxalt, i cili pres vitit 2015 ka luajtur me Sampdorian në Serinë A dhe këtë verë zhvilloi një Botëror për t’u mbajtur mend në Rusi.

Kuqezinjtë do të paguajnë 14 milionë euro për kartonin e tij dhe 4 të tjera në formë bonusesh, ndërsa një pjesë e madhe e kësaj shume do të zbritet nga shifra që Genoa duhet t’i paguajë Milanit për blerjen e Lapadulës.

Laxalt do të jetë një vlerë e shtuar për Gattuson, pasi luan si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë e sulm, në krahun e majtë, ndërsa mbetet ende për t’u kuptuar se si do të vijojë merkatoja e kuqezinjve.

Kjo pasi në të majtë të mbrojtjes janë tre futbollistë aktualisht, zvicerani Rodriguez, kroati Striniç dhe tashmë edhe Laxalt, i cili do të mbërrijë në Milano sonte në mbrëmje he nesër do të kryejë vizitat mjekësore dhe firmosë kontratën.

Mediat italiane hedhin dritë mbi një transferim të mundshëm të Rodriguez te Paris Saint Germain, që janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi nuk arritën të marrin Alex Sandron nga Juventusi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...