Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tjetër eksperiencë si trajner, ish-mesfushori i Juves firmos në Maltë

Tjetër eksperiencë si trajner
Tjetër eksperiencë si trajner

Ish-mesfushori i Italisë dhe Juventusit, Mauro German Camoranesi nis një tjetër aventurë si trajner, këtë herë në krye të pankinës së maltezëve të Florianës.

Akordi mes palëve është arritur në fillim të javës, teksa ka ardhur tashmë edhe zyrtarizimi nga klubi maltez, që me Camoranesin synon të rikthehet te titulli kampion, që mungon prej sezonit 2019-2020.

Lexo edhe:

Floriana është një nga dy skuadrat me më shumë tituj në Maltë, por tre sezonet e fundit nuk është shfaqur në lartësinë e duhur, teksa synon të hapë një cikël të ri me Camoranesin,

Ky i fundit vjen pas një eksperience në Slloveni te Maribor, ndërsa më herët punoi për pak ditë edhe si ndihmës i Igor Tudor te Marseille, por u largua shpejt.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...