Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tjetër firo te Teuta, Rustem Hoxha nuk rinovon dhe largohet

Teuta humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm. Rustem Hoxha nuk është më pjesë e “djemve të detit”. Mbrojtësi me lojën e tij i dha një ndihmesë të jashtëzakonshme ekipit durrsak duke qenë një shtysë e madhe drejt titullit kampion. Teuta kishte mbrojtjen më të mirë të kampionatit sezonin e shkuar me vetëm 16 gola të pësuar dhe një nga arsyet ishte pikërisht “muri” që Hoxha shpesh herë i vendoste kundërshtarëve.

30-vjeçari kontrata e të cilit përfundonte pas kupave të Europës ka vendosur me mirëkuptim me klubin që ta mbyll pak më herët aventurën e tij të dytë tek skuadra e tij e zemrës, sepse njoftimi zyrtar i fundit të bashkëpunimit erdhi pak përpara sfidës me skuadrën nga Andorra, Inter Club de Escaldes që do të luhet këtë të martë.

Hoxha, i cili ka dalë nga sistemet zinxhir të Teutës, luajti me këtë ekip nga 2009 deri në 2017 me një shkëputje disa mujore tek Luftëtari në 2013-ën, teksa mbajti edhe shiritin e kapiteni përpara se të largohej drejt Kukësit, ndërkohë që u rikthye në shtëpi në 2019-ën.

Një rikthim madhështor, sepse Teuta në dy sezonet që Rustem Hoxha ishte pjesë e saj fitoi gjithçka, Kupë, Superkupë dhe mbi të gjitha titullin kampion që i mungonte nga viti 1994. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e një prej mbrojtësve më të mirë në Shqipëri, megjithatë e sigurt është që ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë aspak.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...