Serie A

Tjetër goditje me parametra zero, Interi pranë firmës me mesfushorin e Romës

Merkaroja me parametra zero ka qenë një nga armët më të forta ndër vite e Beppe Marottës, të cilën ai po e përdor edhe te Interi për të përforcuar skuadrën dhe në të njëjtën kohë për të rregulluar balancat.

Kështu pas portierit kamerunas Andre Onana, i cili firmosi që në janar me Interin dhe do të bashkohet me skuadrën këtë verë, dyshja Marotta-Ausilio kanë gati një tjetër goditje të rëndësishme me parametra zero.

Bëhet fjalë për mesfushorin armen, Heinrikh Mkhytarian, të cilit i skadon kontrata me Romën në fund të sezonit dhe sipas mediave italiane, është shumë pranë firmës me Interin.

Armenit 33-vjeçar i është ofruar një pagë dy vjeçare me rrogë 4 milionë euro në sezon, pasi bëhet fjalë për një futbollist me eksperiencë, që bën të tre rolet e mesfushës dhe paraqet një alternativë mjaft të mirë për Simone Inzaghin.

Kështu pas Dzekos sezonin e kaluar, zikaltrit janë shumë pranë një tjetër futbollisti të Romës, zyrtarizimi i të cilit mund të vijë pas finales së 25 majit ndaj Feyenoordit në “Air Albania”.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency