Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tjetër goditje në merkato, Kukësi zyrtarizon mbrojtësin e rritur te moshat e Tiranës

Pas prezantimit të Skënder Gegës si trajner për sezonin e ardhshëm, Kukësi vijon me shpejtësi punën për kompletimi ne ekipit dhe sot ka arritur akordin me një tjetër futbollist, i cili është i katërti në vetëm pak ditë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 20-vjeçar Redon Dragoshi, i cili ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin verilindor, ndërsa sot pritet të vihet në dispozicion të Skënder Gegës, në seancën e parë stërvitore.

Mbrojtësi i ri i talentuar është rritur në ekipet e moshave të Tiranës, ndërsa pas një viti te Erzeni i Shijakut në Kategorinë e Parë, këtë sezon ishte pjesë e Luftëtarit të Gjirokastrës, ku luajti edhe 23 takime.

Me Dragoshin Kukësi siguron një futbollist të vlefshëm për të tashmen, por mbi të gjitha edhe për të ardhmen, pasi futbollisti është vetëm 20 vjeç dhe ka një shtat-lartësi prej 187 centimetrash, ndaj shihet si një nga emrat më me perspektivë.

Kujtojmë që përveç Dragoshit, Kukësi ka prezantuar dy ditët e fundit edhe portierin e talentuar Angelo Tafas, mesfushorin 23-vjeçar Albin Gashi e sulmuesin Zenel Gavazaj, të gjithë këta futbollistë të rinj e të talentuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...