Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Tjetër goditje për sportin rus dhe bjellorus, boksierët nga këto vende nuk duelojnë dot në Britani

Sekretari i Përgjithshëm i Bordit të Kontrollit të Boksit Britanik (BBBofC), Robert Smith, dha një deklaratë që i jep një tjetër goditje sportive Rusisë dhe Bjellorusisë, për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.

“Bordi i Kontrollit të Boksit Britanik nga ky moment nuk do t’i lejojë më boksierët e regjistruar ose të licencuar nga Federata Ruse e Boksit ose Federata e Boksit Profesionist në Bjellorusi të konkurrojnë në Mbretërinë e Bashkuar nën juridiksionin e BBBofC,” thuhet në deklaratë.

Nuk ka dyshim se Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet që po tregon masat më të ashpra ndaj Vladimir Putinit. Boksi ishte përgjigjur javët e fundit duke pezulluar duelet në titull në territorin rus, por, pas kësaj nisme të BBBofC, organizatat dhe federatat nga vendet e tjera mund të ndjekin të njëjtën rrugë.

Nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitonin ta ndërmerrnin këtë hap. Për shembull, Canelo Álvarez nuk do të mund të luftonte me Dimitry Bivolin më 7 maj. Vetos së propozuar nga IOC iu bashkua pak ditë më pare edhe Federata Ndërkombëtare e Boksit e drejtuar nga një rus.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...