Europa League

Tjetër gol në limite, Gladbach mposht Romën, M.United e Espanyol kalojnë fazën

Ashtu si 2 javë më parë Borussia Moenchengladbach “shokon” Romën me një gol në fund, por këtë herë verdhekuqtë dolën pa asnjë pikë pasi u mposhtën në Borussia Park 2-1 nga kryesuesit e Bundesligës. Federico Fazio në minutën e 35-të devijoi në portën e tij një top të hedhur në zonë nga Marcus Thuram. Mbrojtësi argjentinas shleu gjithçka duke shënuar golin e barazimit në minutën e 64-t, por francezi i talentuar Marcus Thuram me golin e tij në minutën e 95-të i dha fitoren e parë në grupin J Borussias, sukses që i ngjiti gjermanët në vendin e 2-të duke zbritur Romën në pozicionin numër 3, pasi kreu i grupit J tashmë i përket turqëve të Istanbul Basaksehir të cilët fituan 0-3 në transfertën austriake ndaj Wolfsberger dhe u ngjitën në kuotën e 7 pikëve.

Në grupin L siguroi matematikisht kualifikimin Manchester United që mori fitoren e 3-të në grup dhe të dytën rresht ndaj Partizanit të Beogradit. Në mitikun Old Trafford  Djajtë e Kuq fituan me rezultatin e thellë 3-0 falë golave të Greenwood, Martial dhe Rashford.

Në grupin G, Young Boys ruajti kreun falë barazimit 1-1 që mori në fushën e Feyenoord, ndërsa Rangers mposhti 2-0 në shtëpi Porton duke u ngjitur gjithashtu në kuotën e 7 pikëve aq sa edhe zviceranët. Në grupin H Espanyoli siguroi matematikisht kualifikimin falë suksesit tenistik ndaj Ludogorets me rezultatin 6-0 ku golat u shënuan nga 6 autorë të ndryshëm. Mori pikën e parë CSKA e Moskës që barazoi 0-0 në Hungari ndaj Ferencvaros.

Në grupin I, Gent bëri surprizën dhe thelloi krizën e Wolfsburg duke fituar 1-3 brenda në Gjermani. Në krahun tjetër ukrainasit e Oleksandryias rikuperuan dy gola ndaj  St Ettiene duke marë një barazim 2-2. Në grupin K Braga dhe Wolves janë thuajse në fazën tjetër të Europa League falë sukseseve në shtëpi respektivisht 3-1 ndaj Besiktas për meritë të Paulinhos autor i dy golave dhe 1-0 ndaj Slovan Bratislavës me meksikanin Raul Jimenez që shënoi golin e vetëm për Wolves vetëm në minutat shtesë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency