Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Tjetër gol nga Rrahmani në Rumani, por Rapidi i Bukureshtit s’e shmang humbjen

Albion Rrahmani po përjeton një moment të shkëlqyer më me fanellën e Rapidit të Bukureshtit. Ish-sulmuesi i Ballkanit, pas dygolëshit dhe një asisti që regjistroi në derbin me Steauan në ndeshjen paraardhëse, e gjeti rrjetën edhe këtë të premte në humbjen 1-2 përballë Farul Constantas.

Rrahmani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 85-të, por ky gol nuk mjaftoi për të shmangur humbjen, pasi skuadra mike kishte shënuar dy herë me Munteanu në minutat 23’ dhe 55’.

Lexo edhe:

  1. Publikohet lista e Kombëtares, KATËR të rikthyer dhe NJË emër surprizë
  2. Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin
  3. VIDEO/ I shënoi një supergol PAOK-ut, kush është Arbër Hoxha, “risia” e Sylvinhos
  4. Sulmi fut në siklet Sylvinhon, kush janë dy “të sakrifikuarit” për miqësoret e Marsit
  5. Lazio gjen trajnerin e ri, nis punë pas ndeshjes me Frosinonen

Kjo ishte ndeshje e parë e parë e grupit të skuadrave që po luftojnë për titull kampioni në elitën e futbollit të Rumanisë, ndërsa për Rrahmanin goli i 14-të në kampionat.

Futbollisti tjetër kosovar, Ermal Krasniqi, në këtë ndeshje luajti 63 minuta, ndërsa Florent Hasani gjatë 45 minutave të para.

Kujtojmë që Rrahmani ishte në listën e trajnerit të Kosovës, Franco Foda, për ndeshjet miqësore të muajit mars kundër Rumanisë dhe Hungarisë.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...