Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Tjetër hap fals i Bylisit, buzëqesh Tirana

Tjetër asist i Bylisit për Tiranën që mesa duket do ta ketë shumë të thjeshtë vendin e parë në grupin B të Kategorisë së Parë, pozicion që do t’a rikthente në Superiore sezonin e ardhshëm. Ballshiotët që shikohen si skuadra e vetme që mund t’u bëjnë pak rezistencë bardhebluve në këtë sezon regjistruan barazimin e tretë sezonal pasi u ndalën brenda në “Adush Muça” me shifrat 3-3 nga Pogradeci. Me këtë barazim Bylis u ngjit në kuotën e 12 pikëve pas 6 javëve kampionat dhe nëse Tirana e Ze Marias fiton këtë të shtunë ndaj Tomorit të Beratit në transfertë do t’a thellonte në plot 6 pikë avantazhin ndaj mallakastriotëve në renditje.

Në Ballsh në fakt u zhvillua një sfidë shumë e bukur me Pogradecin që e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1 falë golave të Çekiçit dhe Peres ndërsa për vendasit shënoi Zisi pas një gabimi amatoresk të portierit Mali. Megjithatë skuadra e Stavri Nicës reagoi fuqishëm në pjesën e dytë duke barazuar fillimisht shifrat me Ntepe ndërsa Kolgega në minutën e 66-të kaloi në epërsi Bylisin. Atëherë kur u duk se skuadra vendase do të merrte një fitore shumë të rëndësishme Mezini në çastet e fundit barazoi rezultatin në 3-3 duke i dhënë një pikë me shumë vlera Pogradecit. Në ndeshjen tjetër të grupit B e vlefshme për javën e 6-t, Naftëtari mori fitoren e parë pasi mposhti 1-0 në shtëpi me një gol të Alkanjarit, Ilirinë e Fushë Krujës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...