Tirana konsiderohej si një prej ekipeve më të kompletuara në nisjen e këtij sezoni, me bardheblutë që ndërtuan një skuadër me emra të njohur. Megjithatë, kur janë luajtur 12 javë kampionat, kryeqytetasit kanë zhgënyer me atë çka kanë treguar në fushën e lojës, teksa kanë mbetur pas Egnatias dhe Partizanit që ndodhen një hap përpara.
Bardheblutë kanë treguar rënie në takimet e fundit, por mbi të gjitha mungesë stabiliteti në rezultate. Në 8 ndeshjet e luajtura së fundmi, Tirana ka arritur që të marrë vetëm 2 fitore, suksesin në limite me Vllazninë dhe triumfin 2-0 me Teutën.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Cikalleshi e bën dramë në limite, shpëton Konyaspor nga humbja
- Nuk ka fitues në “Kukës Arena”, Dinamo dhe Kukësi pa “shënjestër”
- “Kështu nuk vazhdohet”, trajneri legjendar largohet papritur nga futbolli: Ishte ndeshja e fundit!
- VIDEO/ Juventus merr tri pikët ndaj Fiorentinës dhe ruan trendin pozitiv
Natyrisht që me formatin e ri “Finale 4” nënkampionët e Shqipërisë janë brenda objektivit e mbeten mes ekipeve favorite për të qëndruar mes 4 skuadrave më të mira pas 36 javësh, por në anën tjetër diferenca me vendin e fundit është më e vogël se ajo me vendin e parë, teksa Teuta dhe Dinamo City janë 6 pikë larg, ndryshe nga Egnatia kryesuese që është arratisur me 8 pikë më shumë se bardheblutë.
Këtë edicion, Tirana e ka patur të vështirë të ketë vazhdimësi, pasi vetëm në një rast ka regjistruar 2 fitore radhazi, por jo më tepër. Te bardheblutë presin kthesën e madhe, për të përligjur investimet e bëra në vitet e fundit, gjë që ka munguar në fushën e lojës në këtë sezon që ka nisur. Bardheblutë do të luajnë ndeshjen e ardhshme me Kukësin në “Selman Stërmasi”.
