Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tjetër humbje për Partizani, e mposht 3-1 Pakhtakor Tashkent

Partizani ka pësuar një tjetër humbje në miqësoren e dytë në tokën turke. Këtë radhë të kuqtë janë mposhtur 3-1 nga skuadra nga Uzbekistani Pakhtakor Tashkent, çka tregon se trajnerit Sulejman Starova i duhet ende shumë punë për të kolauduar një skuadër së cilës i janë larguar mbi 10 futbollistë gjatë muajve të fundit.

Në fakt, ky test nisi mirë për Partizanin, që kaloi në avantazh me Asanin që në minutën e 12-të, por vetëm 8 minuta më vonë kundërshtarët nga Uzbekistani barazuan me 11-metërsh. Pa u mbushur gjysmë orë lojë, të kuqtë pësuan edhe golin dytë, duke shkuar në pushimin mes pjesëve në disavantazh 2-1. Partizani e nisi pjesën e dytë me një ndryshim, me Lucas që mori vendin e Asanit. Pas sekonda iu desh Pakhtakorit për të shënuar të tretin në këtë fraksion. Në minutën e 70-të Starova kryen 3 zëvendësime të tjera, u larguan Telushi, Bardhi dhe Trashi, në vend të të cilëve u aktivizuan Fili, Kotobelli dhe Sulejmani. Rezultati nuk ndryshoi në minutat e mbetura me rezultatin përfundimtar që mbeti në shifrat 3-1.

Kjo ishte miqësorja e dytë dhe e fundit e planifikuar nga klubi gjatë mini-fazës përgatitore. Të premten e kaluar, të kuqtë humbën 1-0 në testin e parë përballë ekipit të Superligës turke, Kasimpasa, pas golit të Trezeguet të realizuar në sekondat e fundit të sfidës. Partizani do të vazhdojë përgatitjet në Antalia deri më datën 18 Janar.

Formacioni titullar:

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...