Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tjetër largim nga Kukësi, 22-vjeçari nga Zhuri ndërpret me konsensus kontratën

Zenel Gavazaj është futbollisti i radhës që largohet nga Kukësi. Klubi verilindor ka njoftuar përmes një deklarate në rrjetet sociale se 22-vjeçari ka marrë lejen e kalimit. Ashtu siç SuperSport kishte njoftuar disa ditë më parë, mungesa e hapësirave në skuadrën verilindore e ka nxitur që të kërkojë ndërprerje e bashkëpunimit me mirëkuptim, diçka që është pranuar nga drejtuesit..

Gavazaj u transferua si lojtar i lirë te skuadra kuksiane në sezonin 2020-2021 duke u aktivizuar në 13 ndeshje e duke shënuar një gol, ndërsa në sezonin që sapo u mbyll koleksionoi vetëm 177 minuta. Futbollisti nga Zhuri tani do të kërkojë një eksperiencë të re si një futbollist i lirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...