Tjetër sukses i xhudos së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Xhudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kg në Kampionatin Europian për të rinj që po zhvillohet në Vanta të Finlandës.
20-vjeçarja në ndeshjen e parë mposhti garuesen Ulviyya Bayramova nga Azerbajxhani, ndërsa në duelin e dytë boshnjaken Andjela Samarxhiq. Në përballjen e tretë u mposht nga gjermania Seija Ballhaus.
Në ndeshet për medaljen e bronztë kosovarja mposhti holandezen Pleuini Cornelisse dhe Vita Maidanikun e Rusisë.