Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Tjetër problem për Galtier, dëmtohet veterani spanjoll i mbrojtjes

Tjetër ndalesë për Sergio Ramosin në përvojën e tij te PSG. Ish-lojtari i Sevillas dhe Realit të Madridid është dëmtuar sërish

Ramos, sipas “L’Équipe”, nuk ka mundur ta përfundojë seancën stërvitore të PSG-së. Për momentin, nuk dihet natyra dhe shkalla e lëndimit.

Qendërmbrojtësi 36-vjeçar u tërhoq herët në ndeshjen e kontrollit mes ekipit të parë dhe të rinjve.

Një problem i ri për Galtier, i cili në fitoren ndaj Brestit (1-2) nuk mund të llogariste katër mbrojtësit e tij të zakonshëm për shkak të lëndimit: Achraf, Kimpembe, Marquinhos dhe Mukiele.

I riu Zaïre-Emery e përfundoi seancën në qendër të mbrojtjes.

LEXO EDHE:

Ramos kishte humbur vetëm dy ndeshje për shkak të pezullimit këtë sezon. Sezonin e kaluar, megjithatë, ai ishte në gjendje të luante vetëm 13 ndeshje për shkak të lëndimeve. Debutimi i tij erdhi vetëm në muajin nëntor 2021 me PSG.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Zyrtarizohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për sfidën e parë eliminatore të “Euro 2024” kundër Polonisë në Varshavë, më 27 mars. Anis Mehmeti dhe...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...