Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Tjetër rekord për legjendën e tenisit, Roger Federer

Roger Federer vijon të thyejë njëri pas tjetrit rekordet në tenisin e meshkujve, madje edhe pa zbritur në fushë. Duke nisur që nga hëna që lamë pas, kampioni zvicëran është bërë i vetmi tenist i historisë që ka kaluar plot 1020 në listën e 100 më të mirë në klasifikimin e e përgjithshëm.

37-vjeçari ka mundur të thyejë rekordin që mbahej nga André Agassi, që ka mundur të qëndrojë në top-100 për 1019 javë.

Kujtojmë që “Mbreti” Federer e nisi ngjitjen në klasifikimin ATP në vjeshtë të vitit 1997, kur ishte vetëm 16-vjeç. Dy vite më vonë, pra më 20 shtator të 1999-ës, hyri për herë të parë të top-100.

Federer është tenisti me më shumë javë në krye të renditjes së përgjithshme (310 javë), në Top-5 (772 javë, në Top-10 (859 javë), Top-50 (989 javë) e tashmë në Top-100 (1020 javë).

Këto të dhëna sigurisht që do të ndryshojnë shumë shpejt, pasi Roger Federer vazhdon të jetë në aktivitet dhe renditet në vendin e katërt në klasifikim ATP.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...