Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tjetër risi në Maqedoni e Veriut-Kosovë, gati salla e lëvizshme e VAR-it

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të luajnë një takim mjaft të rëndësishëm mbrëmjen e sotme në “Tose Proeski” të Shkupit, pasi do të përballen në fazën Play Off të Ligës së Kombeve, ku do të synojnë një biletë për në Kampionatin Europian.

Përballja bëhet më e veçantë nëse shtohet fakti që bëhet fjalë për dy shtete fqinje, të dala nga ish Jugosllavia dhe që për më tepër asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në fazën finale të një kompeticioni si Kampionati Europian.

Duke parë rëndësinë e këtij takimi, UEFA ka vendosur që të aplikojë edhe sistemin VAR të arbitrimit, apo siç njihet ndryshe, ndihma e arbitrave nëpërmjet rishikimit të videove, që përdoret për rastet e dyshimta.

Kjo do të jetë gjithashtu një risi për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, pasi asnjëra prej Përfaqësueseve nuk ka luajtur më herët me praninë e sistemit VAR, gjë që konfirmohet edhe nga mungesa e infrastrukturës në stadiumin “Tose Proeski” të Shkupit.

Megjithatë qeveria europiane e futbollit ia ka dalë të mundësojë një VAR lëvizës, pasi shumë pranë regjisë që do të prodhojë sinjalin, do të jetë një furgon me pajisjet e nevojshme për të parë në kohë reale dhe nga plane të ndryshme, të gjithë aksionet e dyshimta të ndeshjes.

Aty do të qëndrojnë dy arbitrat holandezë të ngarkuar për të ndihmuar kryesorin Danny Makkelie, por edhe dy teknikë të regjisë, që do të asistojnë nga ana teknike gjyqtarët e VAR-it.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...