Kombetare

Tjetër sinjal për Panuccin, Sokol Cikalleshi, gol në humbjen e Osmanlisporit

Sokol Cikalleshi gjen për herë të pestë rrjetën me fanellën e Osmanlisporit në Superligën e Turqisë. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 68-të në takimin me Sivassporin në transfertë, gjithsesi ky finalizimin e tij nuk pati vlerë, sepse ekipi vendas fitoi me rezultatin 3-2. Cikalleshi kishte si kundërshtar brazilinin Robinho, që realizoi 2 nga tre golat e vendasve.

Me këtë humbje Osmanlispori komplikon pozitat në renditje, pasi mban vendin e parafundit që e zbret një kategori më poshtë. Gjithsesi, goli i futbollistit kavajas është një tjetër sinjal pozitiv për trajnerin Christian Panucci, i cili spao nisi eksperiencën e tij në krye të Shqipërisë e ktheu në çështje mbërritjen me vonesë në grumbullim të sulmuesit në prag të ndeshjen eliminatore me Lihtensteinin.

Nëse vazhdon me këto paraqitje, prania e Cikalleshit në përfaqësuese nuk do të vihet në dyshim.

 

To Top