Boks

Tjetër sukses për Lomachenkon, fiton brezin e WBO!

Vasyl Lomachenko i rrëmbeu me vendim unanim brezin në Federatën WBO portorikanit Jose Pedraza, në një ndeshje të vlefshme për titullin botëror në peshën e lehtë. Boksieri ukrainas që në maj të këtij viti në Madison Square Garden i mori me knock out titullin në Versionin WBA venezuelianit Jorge Linares, vetëm shtatë muaj më vonë po në New York, këtë radhë në Hulu Theater fitoi kështu edhe titullin botëror në peshën deri 61 kg, duke e mbyllur vitin vitin 2018 në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndonëse 30-vjecar “The Matrix” zhvilloi vetëm duelin e tij të 13 në boksin profesionist, sidoqoftë Lomachenko zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke e rrëzuar dy herë me knockdoën Pedraza-n brenda raundit të 11, për të triumfuar në fund me vendim unanim, me tre gjyqtarët që i dhanë fitoren me rezultatet 117 – 109, 117 – 109 dhe 119 – 107. 29-vjecari nga Porto Riko që përpara katër vjetësh humbi titullin në Federatën IBF me boksierin nga Shtetet e Bashkuara Gervonta Davis pësoi disfatën e dytë në karrierë duke humbur një tjetër brez dhe bilanci i “snaiperit” nga Karaibet zbret kështu në 25 fitore e 2 humbje në 27 ndeshjet e zhvilluara në karrierën e tij si profesionist.

Në krahun tjetër suksesi për boksierin ukrainas erdhi pas ndërhyrjes kirurgjikale në shpatull, menjëherë pas sfidës së muajit maj, me një kundërshtar si Jorge Linares. Vasyl Lomachenko ka humbur vetëm duelin e dytë në karrierë, me meksikanin Orlando Salido dhe tani bilanci i Vasya-s shkon në 12 fitore, 9 prej të cilave me knock out dhe vetëm një humbje. Me këtë sukses luftëtari i famshëm ukrainas hyri thellë në librat e historisë së këtij sporti, duke u bërë boksieri që fiton më shpejt nga të gjithë tre tituj botërorë, në tre pesha të ndryshme. Përpara titullit në peshën e lehtë, pra deri në 61 kg, boksieri ukrainas kishte marrë në një hapësirë fare të shkurtër kohe gjithashtu edhe brezat në peshën super të lehtë, respektivisht në 57 e 59 kg, gjithsesi kampioni i botës në Versionet WBA e WBO tani synon unifikimin edhe me titullin e Federatës ËBC, që mbahet nga boksieri amerikan Mikey Garcia, me 30-vjeçarin kalifornian që është i pamposhtur me plot 39 fitore në 39 ndeshjet e zhvilluara, 30 prej të cilave të përfunduara me knock out.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top