Serie A

Tjetër takim për rinovimin me Lautaron, zbulohen detajet e kontratës së re

Pavarësisht problemeve ekonomike dhe negociatave për shitjen e aksioneve nga grupi Suning te BC Partners, drejtuesit e Interit vijojnë punën normalisht në ekip dhe së fundi janë intensifikuar bisedimet për rinovimin e Lautaro Martinezit.

Sulmuesi argjentinas shihet si një aset i klubit dhe një javë më parë pati një takim mes Marottës e Ausilios nga njëri krah dhe Beto Yaque e Rolando Zarate si menaxherë të Lautaros, nga ana tjetër.

Palët u takuan sërish gjatë ditës së sotme dhe mediat pranë klubit zikaltër konfirmojnë se janë hedhur bazat e një marrëveshjeje për zgjatjen e bashkëpunimit mes palëve, ndërsa në javët e ardhshme pritet të hidhet edhe firma mbi kontratën e re.

Bëhet fjalë për një marrëveshje që zgjat bashkëpunimin me një vit më tepër, nga vera e 2023-shit në atë të 2024-ës, lë në fuqi klauzolën prej 111 milionë eurosh dhe rrit pagën e Lautaros deri në 5 milionë euro neto në sezon.

Aktualisht menaxherët e sulmuesit kanë kërkuar pak kohë për të menduar ofertën e re të zikaltërve, por vetë dëshira e sulmuesit është të qëndrojë te Interi dhe fakti që rroga do t’i rritet më gati 2.5 herë, është një arsye më shumë për të firmosur kontratën e re.

Lautaro Martinez po luan sezonin e tretë me Interin dhe vitin e parë shënoi 9 gola, të dytin 21, ndërsa aktualisht është në kuotën e 10 golave, por synon të arrijë të tejkalojë shifrën e sezonit të kaluar, duke qenë se ka edhe gjysmën e sezonit në dispozicion.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency