Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Tjetër test i rëndësishëm për Southampton, trajneri me sytë nga bomberi kuqezi

Southampton ka lënë pas krahëve humbjen e thellë ndaj Chelsea-t dhe po përgatitet për sfidën e fundjavës ndaj skuadrës tjetër londineze, Arsenalit, ku do të kërkojë rikthimin te fitorja e munguar prej disa javësh.

Trajneri Ralph Hasenhuttl foli në prag të sfidës me londinezët, ku zbuloi se skuadra ka punuar shumë mirë dhe se pret shumë nga Armando Broja në sfidën e fundjavës, me sulmuesin shqiptar që mungoi ndaj Chelsea-t pasi ashtu është e parashikuar në kontratën e huazimit.

“Armando Broja në nivelin e tij më të mirë, është sigurisht një futbollist që mund të na ndihmojë shumë, ndaj presim që të rritë nivelin e performancës, duke nisur nga fundjava ndaj Arsenalit. Është stërvitur mirë dhe ka shumë uri për të luajtur e shënuar”, u shpreh Hasenhuttl.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...