Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tjetër titull për Benfican, feston për të 37-ën herë!

Benfica feston titullin e 37-të kampion në Portugali një rekord absolut ky në futbollin luzitan. Shqiponjave të Lisbonës u mjaftonte vetëm një barazim në ndeshjen e fundit ndaj Santa Clarës në Da Luz, por skuadra e trajnerit Lage mori një fitore bindëse me shifrat 4-1, duke festuar në fund një titull të merituar. Benfica e mbylli kampionatin në kuotën 87 pikëve, dy më shumë se Porto që në javën e fundit fitoi 2-1 klasiken ndaj Sportingut. Edhe ndaj Santa Clarës shënoi talenti Joao Felix që arriti kuotën e 15 golave në kampionat ndërsa zvicerai Seferovic i cili realizoi dy herë në këtë fitore u shpall edhe kryegolashënuesi i kampionatit portugez me 23 gola. Për Benficën ky ishte titulli i 5-të në 6 vitet e fundit ndërkohë që me këtë sukses shqiponjat e Lisbonës siguruan edhe kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...