Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tjetër zyrtarizim, Llapi nuk ndalet në merkato

Llapi nuk njeh limite në merkato. Tjetër përforicm për skuadrën e Tahir Batatinës që ashtu si në këtë sezon edhe në edicionin e ri do të synojë titullin kampion në Ipko Superligën e Kosovës. Pas Sebino Plakut dhe Bruno Arrabal rradhën për t’u prezantuar te Llapi e kishte Besfort Emini. Mesfushori me tipare mbrojtëse ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Podujeva dhe është prezantuar si afrimi më i ri i bardhekaltërve.

“Mesfushori me tipare defensive, Besfort Emini, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Llapin. Emini, njëkohësisht sot u prezantua si futbollisti më i ri i klubit bardhekaltër. Besfort Emini, 20 vjeç, i lindur më 27.01.1999, futbollist i ri mjaft perspektivës vjen nga FC Vitia. Ai është produkt i këtij klubi, teksa nga sot edhe zyrtarisht është futbollist i Llapit për 3 vitet e ardhshme”, njofton klubi nga Podujeva.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...