Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Tmerri dhe frika e madhe, reagon Roberto Baggio: Shpëtuam mirë…

Momente frike dhe tmerri për Roberto Baggion, futbollistin italian më të dashur të të gjitha kohërave.

Fituesi i Topit të Artë në 1993, po ndiqte takimin Spanjë-Itali me familjarët e tij të enjten në mbrëmje kur 5 persona të armatosur u futën në vilën e tij në Altavilla Vicenza.

Baggio u përlesh me njërin prej tyre në përpjekje për t’u mbrojtur, rezistencë që i kushtoi një goditje të fortë në kokë nga tyta e armës.

Më pas ai dhe familja e tij qëndruan të mbyllur në një dhomë për gati një orë.

Teksa kriminelët plaçkitën vilën dhe grabitën ora, bizhuteri, para dhe çdo send me vlerë.

Lexo edhe:

Legjenda e futbollit botëror, kur kuptoi se hajdutët ishin larguar nga shtëpia theu derën dhe thirri policinë.

Ndërkohë që u dërgua në spital për t’u mjekuar. Baggio ka reaguar pas ngjarjes tronditëse.

Duke e nisur fjalën e tij me falënderime për gjithë ata që kanë reaguar duke i qëndruar pranë në këto momente të vështirë familjes së tij.

Si fillim, unë dhe familja ime dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për dashurinë e madhe që kemi marrë. Faleminderit nga zemra.

Në rrethana të tillë mund të ndodhë çdo gjë, por për fat të mirë dhuna që pësova më shkaktoi vetëm disa qepje, por edhe shumë frikë. Frikë që duhet ta kapërcejmë dhe lëmë pas”.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...