Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Tmerri që kaloi futbollisti në Shqipëri”, në Kroaci jehonë historisë së Zivkovicit me Kukësin

“Ish-futbollisti i Shibenikut, Dugopoljes dhe Ümraniyesporit, Ante Živković, i cili këtë verë ka nënshkruar kontratë me Kukësin, ka kaluar një dramë të vërtetë.  Fatkeqësisht, siç ndodh shpesh te klubet e paqëndrueshme financiarisht, Zivkovic nuk ka marrë disa pagesa dhe ka kërkuar një takim me drejtuesit e klubit për të rënë dakord për detyrimet e prapambetura.

Mirëpo kur futbollisti 29-vjeçar shkoi në stadium, takimi u kthye në një tmerr të vërtetë. Zivkovic u mbajt në stadium për disa orë me sharje dhe kërcënime.”

Kështu shkruajnë mediet kroate, që i referohen qëndrimit zyrtar të Sindikatës së Futbollistëve Profesistë të Bosnjë Herecegovinës për atë që i ka ndodhur futbollistit ditët e fundit në Shqipëri.

“Ante (Zivkovic), pasi u sulmua fizikisht, arriti të largohej pas disa orësh nga stadiumi dhe të shkonte në Kroaci.

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Bosnjës dhe Hercegovinës vendosi ta ndajë me publikun historinë e tij dhe tashmë ka nisur procedurat në FIFA, për të vërtetuar veprimet e paligjshme të klubit shqiptar.

Për momentin, nuk ka asnjë qëndrim nga klubi i Kukësit për këti akuza.

Sindikat stao u zaštitu fudbalera Ante Živkovića, pokrenut postupak pred FIFA-om protiv FC Kukesi

 

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...