Bundesliga

Todibo rrezikon pezullimin, ofendoi rëndë Haaland në derbin e Ruhrit!

Derbi i Ruhrit riktheu emocionet e futbollit gjerman këtë fundjavë duke i dhënë një sinjal të gjitha shteteve europiane se është koha për të nisur edhe pse duke zbatuar një protokoll të rreptë masash sigurie. As mungesa e fansave në Signal Iduna Park nuk ja prishi bukurinë supersfidës mes dy rivalëve të urryer Dortmundit dhe Schalkes me verdhezinjtë që fituan thellë 4-0. Erling Haaland talenti i verdhezinjëve rinisi gjithçka aty ku e kishte lënë duke gjetur rrugën e rrjetës edhe në këtë sfidë dhe duke shënuar golin e 10-të me fanellën e Dortmundit në këtë sezon, një shifër e jashtëzakonshme kjo duke patur parasysh që 19-vjeçari është bërë pjesë e skuadrës së Lucien Favre vetëm në janar. Gjithsesi Haaland përveç momenteve të bukura pati edhe një episod të pakëndshëm në derbin e Ruhrit.

Mungesa e tifozëve ndikon që të dëgjohen bisedat mes lojtarëve të një skuadre, ulërimat e trajnerëve dhe ofendimet me rivalët. Jean-Clair Todibo, i cili la Barcelonën në verë për t’u transferuar te Schalke 04 në formë huazimi, e ka tepruar në duelin e të shtunës. Mbrojtësi francez nuk është kursyer ndaj Erling Haaland, i cili zhbllokoi ndeshjen. 20-vjeçari e ka ofenduar keq goleadorin norvegjez, teksa regjia gjermane zbulon fjalët e thëna. “Ik bëje gjyshen tënde“, i ka ulëritur Todibo kundërshtarit gjatë një goditje këndi.

Mbrojtësi francez, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së sotme duke u detyruar të largohej nga fusha në pushimin e ndeshjes, tani rrezikon seriozisht të dënohet me disa ndeshje pezullim nga komisioni i Disiplinës i Bundesligës në bazë të pamjeve televizive.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency