Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Together #WePlayStrong”, UEFA bashkëpunim me Rita Orën

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare njoftoi në rrjetin social Instagram se ka bashkuar forcat me UEFA-n në kuadër të fushatës “Together #WePlayStrong”, për rritjen e imazhit të futbollit të femrave në botë.

“Kam Lajme! Jam shumë e lumtur që kam bashkuar forcat me UEFA për The Girls Tour, duke celebruar konfidencën femërore, bashkimin dhe aspiratën përmes fuqisë së futbollit dhe muzikës, dy nga dashuritë e mia! Ata kanë shumë projekte të mrekullueshme gjatë këtij viti që të përfshijnë më shumë vajza në futboll. Do t’i ndaj me ju eksperiencat përmes turneut tim”.

UEFA do të jetë një nga sponsorët e turit europian të Rita Orës, ndërsa këngëtarja me famë botërore do të ofrojë mbështetjen e vazhdueshme të saj për fushatën “Together #WePlayStrong”. Pas Dua Lipës, e përzgjedhur për ceremoninë hapëse të “Rusi 2018”, një tjetër shqiptare bëhet bashkëpunëtore e ngushtë e qeverisë europiane të futbollit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...