Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tom Brady në histori, New England Patriots triumfojnë në Super Bowl!

Pak emocione dhe vetëm një touchdoën, por në fund fitojnë gjithmonë ata, New England Patriots. Në edicionin numër 53 të Super Bowl të zhvilluar në Mercedes-Benz Stadium të Atlantas New England Patriots mposhti me rezultatin 13-3 Los Angeles Rams duke siguruar titullin e saj të 6-të në futbollin amerikan. Ishte një ndeshje deri diku e mërzitshme dhe poshtë  pritshmërive për një finale Super Bowl që u ndoq nga miliona njerëz në të gjithë botën. Në një takim që dominuan mbrojtjet në fund ai që festoi ishte i pëhershmi Tom Brady i cili ashtu si edhe New England Patriots arriti triumfin e tij të 6-të në karrierë duke gdhendur gjithnjë e më shumë me gërma të arta, emrin e tij në historinë e këtij sporti. Fantastike paraqitja e Julian Edelman i cili u zgjodh MVP-ja i finales ndërsa zhgënjeu Jared Goff i cili humbi duelin e dy gjeneratave të ndryshme midis quarterback-eve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...