Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tom Brady nuk njeh moshë, kualifikon Tampa Bay Buccaneers në gjysmëfinale!

Në moshën 43-vjeçare Tom Brady merr për dore Tampa Bay Buccaneers, për të kualifikuar franchise-n nga Florida për në fazën gjysmëfinale të National Football Conference. Quarterback-u më i suksesshëm në historinë e futbollit amerikan ndihmoi Tampa Bay-n me plot 381 jardë dhe 2 pasime për touchdoën, duke regjistruar në këtë mënyrë edhe fitoren e tij të 31 në karrierë në fazën e play off-it. Këtë radhë drejtuesit e NFL vendoësn të ndryshojnë formulën, duke shtuar numrin e ndeshjeve kualifikuese nga dy në tre, ndërsa për në raundin pasardhës në fazën e gjysmëfinaleve sivjet fituan të drejtën për të kaluar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa ndeshje vetëm skuadrat më të mira në konferencat respektive.

Sipas këtij formati në American Football Conference u kualifikua direkt për në fazën e knock out-it franchise më i mirë i AFC në sezonin e rregullt dhe ekipi kampion në fuqi Kansas City Chiefs, ndërsa në krahun tjetër në National Football Conference kaloi në mënyrë të drejtpërdrejtë ekipi më i mirë i NFC në regular season Green Bay Packers. Krerët e National Football League i ndanë ndeshjet tre e nga tre dhe nga sfidat e ditës së shtunë prenë biletën për në “Divisional Playoffs” skuadrat e Tampa Bay Buccaneers, Buffalo Bills dhe Los Angeles Rams. Në Stadiumin FedEx Field në Landover ekipi i Washington Football Team zbriti në fushë pa quarterback-un Alex Smith, që mungoi për shkak dëmtimi, megjithatë 27-vjecari Taylor Heinicke e zëvendësoi atë denjësisht, pavarësisht se në fund franchise nga Florida respektoi parashikimet dhe siguroi kualifikimin për në turin tjetër.

Për hir të së vërtetës franchise nga Marylandi që vetëm pak muaj më parë ndryshoi emrin nga Washington Redskins në Washington Football Team u kualifikua për në “wild card game” nga Divizioni i Lindjes me bilancin modest 7 fitore e 9 humbje, duke eliminuar në këtë mënyrë skuadra si Neë York Giants e Dallas Coëboys, për t’u bërë kështu një nga ekipet e pakët në historinë e futbollit amerikan që ia del mbanë për t’u kualifikuar për në post season me bilanc negativ. Natyrisht merita kryesore i takon veteranit Tom Brady, që ka fituar 6 tituj në Super Boël me New England Patriots, dy më shumë se emra të tillë të mëdhenj si quarterback-u i San Francisco 49ers Joe Montana dhe Terry Bradshaë i Pittsburgh Steelers. Dy vjet më parë Brady udhëhoqi Patriots në finalen e madhe në Mercedes Benz Stadium në Georgia në triumfin 13-3 ndaj Los Angeles Rams, megjithatë këtë radhë franchise nga Massachusetts u eliminua që në sezonin e rregullt, teksa u pozicionua në vendin e tretë në Divizionin e Lindjes në AFC. Familja Glazer që përvec klubit të Manchester United në Premier League zotëron edhe Tampa Bay Bucaneers në NFL, vendosi të marrë quarterback-un më të suksesshëm në historinë e futbollit amerikan dhe influenca e tij apo dhe “tight end”-it Rob Gronkoëski u ndje menjëherë. Në sezonin e tij të parë Tom Brady ia doli për të futur Buccaneers në katër skuadrat më të mira në National Football Conference, duke i dhë Tampa Bay-t fitoren e parë në play off që nga viti i largët 2002, kur në fakt franchise nga Florida fitoi për herë të parë dhe të vetme trofeun Vince Lombardi.

Në FedEx Field Buccaneers e nisën shumë mirë takimin, duke udhëhequr 9-0, megjithatë vendasit e morën veten falë zgjedhjeve të mira të quarterback-ut Taylor Heinicke, që në mënyrë të pabesueshme u përfshi në listën e skuadrës vetëm në datën 19 dhjetor, ndërsa seancën e parë stërvitore me Ëashington-in 27-vjecari e zhvilloi vetëm më datën 8 dhjetor. Heinicke e afroi Ëashingtonin deri në disavantazhin 18-16, madje në fundin e periodës së tretë ekipi i drejtuar nga trajneri Ron Rivera pati mundësinë për të barazuar, teksa tentoi pa sukses për të konvertuar për dy pikë pikërisht touchdown-in e shënuar në fundin e 15’ të tretë. Përfundimisht Tampa Bay fitoi gjithë takimin me rezultatin 31-23 për të kaluar mes katër skuadrave më të mira në NFC, ndërkohë siguroi fitoren e parë në post season pas 25 vjetëve edhe ekipi i Buffalo Bills. Kishte plot cerek shekulli e 10 ditë që Bills nuk fitonin një ndeshje në fazën e play off-it, sidoqoftë edhe këtë herë bëhet fjalë për një fitore vërtet tepër dramatike, pasi Buffalo mundi në AFC në Bills Stadium përpara 6.800 spektatorëve ekipin e Indianapolis Colts me rezultatin e ngushtë 27-24.

Befasinë më të madhe e shkaktoi ekipi i Los Angeles Rams, që eliminoi brenda në Lumen Field Seattle Seahawks. Interesant është fakti se trajneri Sean McVay humbi që në drive-n e dytë quarterback-un John Wolford, megjithatë në fushë zbriti pikërisht quarterback-u që udhëhoqi ekipin deri në finalen e Super Bowl-it të dy viteve më parë Jared Goff, që vetëm dy javë më parë theu gishtin e madh. Vetëm dy javë më parë 26-vjecari kalifornian u operua në gisht, sidoqoftë në mënyrë të pabesueshme Jared Goff i dërgoi Rams në interval me double score 20-10. Mbrojtja e hekurt e Los Angeles Rams zhyti në krizë quarterback-un e Seahaëks Russell Wilson, që u bllokua plot pesë herë nga mbrojtja e ekipit kalifornian dhe e mbylli takimin duke kompletuar vetëm 11 nga 27 pasimet e tentuara gjatë mbrëmjes. Në fund Los Angeles Rams administruan me qetësi avantazhin për të fituar gjithë ndeshjen me rezultatin 30-20, ndërsa Seahawks natyrisht vuajtën mungesën e publikut, teksa Seattle pësoi humbjen e parë në shtëpi në fazën e play off-it që nga viti i largët 2004.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...