Lajme

Tomori kërkon ndjesë: Jam i zemëruar me veten, nuk e përsëris më

Milani doli pa pikë nga ndeshja me Liverpool në Champions League, humbi 1-2 në shtëpi dhe i dha fund aventurës në Champions League, duke dalë në vend të fundit në grupin B.

Fikayo Tomori ishte ndër më të mirët e kuqezinjve të Piolit, kaloi Milanin në avantazh në pjesën e parë, por gaboi te goli i dytë i “The Reds”, veprim për të cilin kërkon falje në postimin e bërë në rrjetet sociale.

Jam ende shumë i acaruar me veten dhe i zemëruar për skuadrën. Do të mësoj nga gabimi dhe do të punoj shumë që të mos ndodhë më.

Megjithatë, unë ndihem krenar që shënova në ‘San Siro’ me Milanin golin e parë në Champions League.

Tani duhet të fokusohemi te pjesa e mbetur e sezonit për të kthyer Milanin sërish aty ku i takon dhe për ta bërë këtë sezon të paharrueshëm”, shkruan mbrojtësi anglez.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency