Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Partizani, Tomori: Marrim më të mirët!

Ajo e Edgar Canit është goditja perfekte, padyshim motiv krenarie për Partizanin, me drejtuesin e klubit Genc Tomorri që nuk e fsheh duke lëshuar një mesazh edhe për rivalët, Partizani ka sulmuesin që të gjithë do ta donin.

“Ne kemi marrë më të mirët në këtë periudhë merkatoje. Çanin të gjithë trainerët do ta dëshironin ta kishin në ekip, por tashmë ai është me ne. Duhet të punojmë me sulmin në se duam gola.”

Cani është një goditje për kopertinë por mos kujtoni se merkato e kuqe mbyllet këtu. Është folur për tratativa me lojtarë të tjerë cilësorë si Ylli Shameti, por edhe Elis Bakaj. Drejtuesi i Partizanit nuk konfirmon por as i mohon bisedimet me ta.

“Merkato zyrtarisht përfundon më datën 31 Gusht, çka do të thotë se ne jemi duke punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë deri në ditën e fundit. Këtë vit do të jetë një kampionat i fortë, konkurenca është e madhe”.

Ky Partizan e ka seriozisht, rivalët janë të paralajmëruar.

Lajme të tjera

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...