Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Tonali e Diaz titullarë, formacioni i Piolit përballë Celtic

Fillimi i mirë është gjysma e punës. Thëniet e urta kurrë nuk janë të gabuara dhe Milani e di mirë se nisja e fazës së grupeve të Europa League-s me fitore do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit.

Kundërshtari nuk është nga ata më të lehtët: Celtic Glasgow meriton respekt, pavarësisht se vjen nga disfata 0-2 nga derbi me Rangers, që ka rritur dhe distancën mes tyre në kampionat.

Sigurisht që mungesa e publikut në “Celtic Park” do të jetë në favor të kuqezinjve. Gjithsesi, për “Djallin” nuk mund të japë kontribut Calhanoglu, cili përdrodhi kyçin e këmbës në stërvitje, por do të ketë hapësirë për të talentuarin Brahim Diaz, i cili tashmë ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë kur aktivizohet nga minuta e parë. Në mesfushë, Bennacer do të pushojë. Së bashku me të pazëvendësueshmin Kessié do të luajë titullar Tonali, i cili ka marrë disi përvojë në raundet kualifikuese të Europa League-s.

Pesha e sulmit do të jetë, si gjithmonë, mbi supet e Zlatan Ibrahimovicit, i cili, thuajse dy dekada më parë, në vitin 2001, u përball me Celtic në raundin e tretë kualifikues të Championsit, kur luante me Ajaxin.

Formacionet e mundshme:

CELTIC (3-5-2): Barkas; Uellsit, Ajer, Duffy; Frimpong, McGregor, Brown, Ntcham, Laxalt; Elyounoussi, Griffiths. Trajner: Lennon

MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Kalabria, Kjaer, Romagnoli, T. Hernandez; Kessié, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leão; Ibrahimovic. Trajner: Pioli

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...