Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani zyrtarizon blerjen e Tonalit: Faji i përrallave!

“Faji i përrallave”. Sandro Tonali “zyrtarizoi” që në mëngjes  në Instagram kalimin e tij në Milano me ngjyrat kuqezi. Këto ishin fjalët e shkruara mbi një foto të tij të fëmijërisë, me fanellën e “Djallit”, çka vërteton se ai ka qenë gjithmonë admirues i Milanit.

Tonali mbërriti në klinikën “La Madonnina”, në 8:50 të mëngjesit, për ekzaminimet mjekësore, ku kishin dalë shumë tifozë për ta mirëpritur. Ekzaminimet kaluan me sukses dhe pasdreke mesfushori bëri një deklaratë të shkurtër: “Jam shumë i lumtur, i përshëndes tifozët”.

Lojtari mbërriti në zyrat e Milanit, i shoqëruar nga familja e tij, për të nënshkruar kontratën.

Tonali vishet kuqezi në formë huazimi për 10 milionë euro. Milani do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit për 15 milionë euro, plus 10 milionë në formë bonusesh, në bazë të disa arritjeve sportive (35 milionë në total). Brescia ruan gjithashtu 10% të vlerës së kartonin, në rast se Milani do ta shesë në një klub tjetër në të ardhmen.

Tonali ka nënshkruar me Milanin kontratë 5-vjeçare me pagë 2 milionë euro neto në sezon, plus bonuset në varësi të arritjeve sportive.

Para se të vinte zyrtarizimi nga Milani (ora 20:00), Sandro Tonali përshëndeti ish-ekipin e tij, Brescian, në Instagram.

“Nuk do të të harroj kurrë! Faleminderit Brescia! Faleminderit Brescia Calcio!”

https://www.instagram.com/p/CE68wsgivbj/?utm_source=ig_embed

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...