Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Tony Parker lë pas 17 sezonesh San Antonio Spurs, i bashkohet Charlotte Hornets

Tony Parker largohet pas 17 vitesh nga San Antonio Spurs. Basketbollisti francez ka vendosur t’i bashkohet Charlotte Hornets, skuadrës me pronar legjendën e basketbollit amerikan, Michael Jordan, për dy sezonet e ardhshme.

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë rëndësinë që ka patur Tony Parker për Spurs-at në dy dekadat e fundit. Që nga ndeshja e parë në vitin 2001, kur ishte vetëm 19 vjeç, ka impresionuar dhe inspiruar me pasionin dhe dedikimin e tij,” – përcolli përmes një komunikate trajneri i San Antonios, Gregg Popovich.

Parker, sot 36 vjeç, u përzgjodh në draftin e vitit 2001 dhe që nga ajo kohë bëri epokë te Spurs-at përkrah emrave të tillë të mëdhenj si Tim Duncan dhe Manu Ginobili. Të tre luajtën bashkë nga 2002-shi deri më 2016-ën dhe formuan “Big Three” për skuadrën teksane.

Duncan u tërhoq në 2016-ën, ndërsa Ginobili, 41 vjeç, ka vendosur të luajë edhe një sezon.  Parker është shpallur katër herë kampion i NBA me San Antonion në vitet 2003, 2005, 2007 (u shpall MVP) dhe në 2014-ën. Ai ka marrë pjesë në 6 edicione të “All Star Game”. Gjithashtu ka fituar kampionatin europian me Francën në vitin 2013, ku u përzgjodh më i miri i turneut.

Në 17 sezone me Spurs Parker ka luajtur në 1 198 ndeshje të sezonit të rregullt, me një mesatare 15.8 pikë për takim, 5.7 asiste dhe 2.8 rikuperime.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...