Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Topi i Artë” dhe “panenka”, Benzema: Iu afrova edhe vjet, e di si fitohet

Karim Benzema po zhvillon një sezon spektakolar. Sulmuesi ka shënuar 44 gola këtë sezon me Realin, teksa numëron edhe 15 asiste. Gola tepër të rëndësishëm dhe statistika fantastike.

Me “Los Blancos” fitoi Superkupën e Spanjës dhe titullin kampion këtë sezon, ndërkohë që shpreson të fitojë edhe finalen e Champions League përballë Liverpoolit dhe… “Topin e Artë”.

Sigurisht që e mendoj fitimin e ‘Topit të Artë’, këto janë gjëra të rëndësishme për një futbollist. Personalisht e kam ëndërr, e kam thënë prej kohësh që e ëndërroj ‘Topin e Artë’.

Si mund ta fitoj? Do ia dal nëse bëj gjëra pozitive me skuadrën. Çdo herë afrohem pak më shumë drejt suksesit final. Vitin e kaluar u rendita i katërti, nuk isha larg…

Këtë vit jam përmirësuar, jam pak më lart dhe kam fituar trofe me Realin. Kështu që më takon mua të vazhdoj të bëj mirë. Gjithsesi, do kem kohë të mendoj për ‘Topin e Artë’, ndoshta gjatë pushimeve.

Mendoj se jam bërë sulmuesi që ëndërroja të bëhesha. Më parë diskutohej vetëm për statistika, por unë kam luftuar gjithmonë dhe kam thënë se statistikat nuk janë gjithçka. Lojtarët duhet të jenë vendimtarë për të mirën e skuadrës”.

Në fund një koment për “panenkën” ndaj Manchester City në gjysmëfinalen e parë të Champions League në Angli. “Po prisja ta bëja në një ndeshje të rëndësishme. 

Doja ta bëja në një sfidë me presion. Është lloji i presionit që të lejon të bësh një gjest të tillë”, zbuloi kapiteni i Real Madrid.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...