Është edhe ylli Paulo Dybala mes 5 kandidaturave të para për të fituar Topin e Artë për vitin 2017. Revista franceze France Football ka publikuar 5 emrat e parë nga lista mes 30 emrash. I pari nga 5 kanidaturat e zbuluara ishte blerja më e shtrenjtë e kësaj vere, Neymar Jr, ndërsa në listë ishin edhe dy madrilenët Luka Modric dhe Marcelo, bashkë me N’Golo Kante të Chelsea-it dhe Paulo Dybalan e Juventusit. Misioni për të zbritur nga froni Cristiano Ronaldon ka nisur edhe pse do të jetë shumë e vështirë pasi portugezi është favoriti kryesor për ta fituar sërish Topin e Artë edhe këtë vit.
